Parashqevi Simaku shpallet ‘Qytetare Nderi’ në Kavajë, këngëtarja: Guri i rëndë në vend të vet!

23 Dhjetor 2025, 19:50 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Parashqevi Simaku shpallet ‘Qytetare Nderi’ në Kavajë,

“Është bërë gati një vit që kur dëgjova Fisnik Qosjan, një djalë aq i mirë që mori Ilirjanin dhe e pyeti çfarë mund të bëjë për Parashqevinë. Edhe më ka ngelur në shpirt gjithë këto kohë që jam rikuperuar nga gjithë këto ngjarje që ndodhën dua ta falënderojë për këtë nder që më ka bërë sot.

Mund ta nxjerrësh Parashqevinë nga Kavaja por jo Kavajën nga unë.  Aty e kisha tek Rexhep Hasimi, kishte një magnetofon të vogël që e mbante në krahë, ishte një djalë i ri nga Korça aristokrat, pyeste njerëzit kodër më kodër fushë më fushë, a mban mend ndonjë këngë të vjetër shpirtërore, se ne nga Kavaja i bëjmë rixha shpirtit.

Grupi i burrave, jemi mbledhur me Rexhep Hasimin dhe kemi bërë këngë që u bënë hite të mëdha, sepse unë i këndoja sidomos në Gjakovë, Prishtinë dhe Prizren, i donin shumë këto këngë. Është pjesë se ,kush jam, që kur kam qenë në klasë të parë shkonin në shkollë edhe kisha një mësuese shumë fisnike që më donte dhe më mësonte si të isha e edukuar në skenë dhe jashtë saj.

I dedikojë shumë falënderim asaj dhe fëmijëve të saj metë ciklin shkonim edhe në prova. Të gjithë mësuesit e mi vinin dhe votonin në festivale për mua. Nuk do isha kjo që jam edhe pse jam në maj të Nju Jorkut pa mësimit që më kanë dhënë të gjithë. Sa ndryshuar asgjë vetëm se jam ‘proud’ që nuk kanë dal nga tradita Sofra e Kavajës.

Është vendlindja ime, guri i rëndë në vend të vetë. Akoma jam kavajase edhe pse kam kënduar kudo edhe në borë. Shpirti i njeriut nuk ndërron kurrë. Kudo që shkoi e përfaqësojë Kavajës me atë thjeshtësi, kënaqësi dhe ndershmëri që i ka dhënë kënga popullore shqiptare. I qofsha falë Kavajës që më ka rritur. Sikur të isha atje do ishte shumë më mirë”, u shpreh këngëtarja.

Po ndodh...

ide