U zhduk pa gjurmë në Itali/ Mister fati i Floresha Prengut, familjarët: Të intensifikohen kërkimet

25 Dhjetor 2025, 19:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

U zhduk pa gjurmë në Itali/ Mister fati i Floresha Prengut,

35-vjeçarja shqiptare, Floresha Prengu, e cila u zhduk pa gjurmë më 22 tetor të këtij viti në Itali, vijon të jetë në kërkim nga autoritetet.

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga zhdukja e saj, ende nuk ka asnjë gjurmë për vendodhjen e nënës së dy fëmijëve.

Sipas mediave të huaja, Prengu është parë për herë të fundit në qendër të Trentos, por që nga atëherë nuk ka asnjë informacion të besueshëm për vendndodhjen e saj.

Familjarët kanë kërkuar nga autoritetet të intensifikojnë kërkimet, përfshirë angazhimin e vëzhguesve, ekipet e shpëtimit, skuadrat fluviale, forcat e policisë dhe gjurmët me qentë molekularë. Edhe pse kërkimet janë përhapur tashmë jashtë provincës së Trentos, deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e Floreshas.

Familja përfshirë bashkëshortin dhe të afërmit vazhdon të bëjë apele publike për çdo informacion, duke theksuar se ajo është një person i qetë dhe i dashur për familjen dhe të afërmit, që nuk do ta linte kurrë familjen vullnetarisht.

Po ndodh...