Nga Norvegjia e Haland te lamtumira e Ronaldos, kush mund të bëhet kampioni i ri i parë i Botërorit?

22 Maj 2026, 15:07 / SPORT ALFA PRESS

Nga Norvegjia e Haland te lamtumira e Ronaldos, kush mund të bëhet

Tetë kombëtare kanë fituar Kupën e Botës deri më sot. Por zgjerimi i turneut në 48 ekipe dhe një kalendar rraskapitës mund të hapin derën për një kampion të ri këtë verë. Kur FIFA vendosi ta zgjerojë Botërorin 2026 në 48 skuadra, ideja kryesore ishte t’u jepte më shumë kombeve një mundësi reale për lavdi. Megjithatë, favoritët zakonisht mbeten kampionët tradicionalë. Deri tani, vetëm tetë vende kanë fi tuar Kupën e Botës për meshkuj. Por shumë prej ish-kampionëve nuk vijnë në këtë turne në formën e tyre më të mirë.

Spanja konsiderohet një nga favoritët kryesorë pas triumfi t në Europian dhe me një brez plot yje. Argjentina synon të mbrojë titullin e fi tuar në 2022, pasi më pas fi toi edhe “Copa América 2024”. Franca, që kryeson renditjet e forcës, ka luajtur dy fi nalet e fundit dhe Kilian Mbape beson se kjo është skuadra më e fortë ku ka bërë pjesë ndonjëherë. Por përtej tyre ka shumë pikëpyetje. Anglia kaloi lehtësisht eliminatoret, por nuk bindi në miqësoret e fundit.

Brazili hasi vështirësi të mëdha në kualifi kuese, duke humbur gjashtë ndeshje, ndërsa ende po përshtatet me Karlo Ançelotin. Gjermania ka talente të mëdha të reja, por i mungon një “numër 9” i besueshëm. Uruguai i Marcelo Bielsas shihet si surprizë e largët, ndërsa Italia mungon sërish në Botëror. Edhe faza e re me 32 skuadra në eliminim direkt mund të krijojë surpriza. Udhëtimet e gjata, temperaturat e larta dhe atmosfera e tensionuar nga çmimet e shtrenjta të biletave mund ta bëjnë këtë Botëror ideal për një kampion të papritur. Pra, cilat janë kombëtaret që mund ta fi tojnë për herë të parë Kupën e Botës?

Favoriti më serioz: Portugalia

Rezultati në 2022: Çerekfi nale Arritja më e mirë: Vendi i tretë (1966) Portugalia shihet si kandidati më i fortë mes skuadrave që nuk kanë fi tuar kurrë Botërorin. Në shekullin XX suksesi nuk ishte gjithmonë i garantuar për luzitanët, por epoka moderne ka sjellë stabilitet dhe cilësi të jashtëzakonshme. Kjo mund të jetë skuadra më e kompletuar e Portugalisë që nga triumfi në Euro 2016. Ky pritet të jetë edhe “akti i fundit” i Kristiano Ronaldos me kombëtaren. Sulmuesi ishte titullar në eliminatore, edhe pse nuk ka luajtur për Portugalinë që nga kartoni i kuq ndaj Irlandës në nëntor. Në Botërorin 2022 rënia e tij fi zike krijoi probleme për skuadrën, por këtë herë Portugalia duket më e ekuilibruar. Vitinja konsiderohet nga shumë si mesfushori më i mirë në botë aktualisht. Zhoao Neves është rritur jashtëzakonisht te PSG, ndërsa Bruno Fernandes po kalon një nga momentet më të mira të karrierës. Në mbrojtje, Gonçalo Inacio dhe Ruben Dias formojnë një dyshe solide, ndërsa Nuno Mendes dhe portieri Diogo Kosta garantojnë siguri. Në stol nuk mungojnë alternativat cilësore si Gonçalo Ramos, Zhoao Feliks, Bernardo Silva apo Ruben Neves. Trajneri Roberto Martinez synon të heqë damkën e dështimeve me “brezin e artë” të Belgjikës duke bërë një rrugëtim të madh këtë herë.

PRETENDENTËT QË ËNDËRROJNË SURPRIZËN

Holanda Rezultati në 2022: Çerekfi nale Arritja më e mirë: Finaliste (1974, 1978, 2010) Holanda dominoi eliminatoret europiane duke shënuar 27 gola dhe pësuar vetëm katër në tetë ndeshje pa humbje. Megjithatë, dëmtimi i Ksavi Simons ia heq Ronald Kumanit një element të rëndësishëm kreativiteti. Holandezët kanë thellësi të madhe në mbrojtje dhe mesfushë, por mungesa e një goleadori klinik vazhdon të jetë problemi kryesor. Grupi me Japoninë, Suedinë dhe Tunizinë do të jetë një provë serioze përpara fazës me eliminim direkt.

Rezultati në 2022: Vendi i katërt Arritja më e mirë: Vendi i katërt (2022) Maroku nuk do të jetë më surpriza e papritur e Katarit. Gjysmëfi nalja historike në 2022 i ka dhënë skuadrës përvojë dhe besim të madh. Ekipi i Mohamed Ouahbit mbetet shumë i rrezikshëm në kundërsulme dhe i organizuar taktikisht. Vëmendja është te 18-vjeçari Ayoub Bouadi, talenti i Lilës që ka zgjedhur të përfaqësojë Marokun pas një sezoni fantastik në Francë.

Rezultati në 2022: 1/8 e fi nales Arritja më e mirë: Çerekfi nale (2002) Senegali vazhdon të mbështetet te bërthama me eksperiencë. Eduard Mendi, Kalidou Koulibali, Idrisa Gueje dhe Sadio Mane mbeten liderët e skuadrës. Brezi i ri po fi llon të shpërthejë dhe një nga emrat më interesantë është mesfushori 22-vjeçar Habib Diarra, i cili ka bërë hapa gjigantë pas transferimit nga Strasburg te Sanderland.

Rezultati në 2022: 1/8 e fi nales Arritja më e mirë: 1/8 e fi – nales (2002, 2010, 2018, 2022) Japonia nuk ka kaluar kurrë në çerekfi nale, por ka impresionuar në dy Botërorët e fundit me lojën dhe disiplinën taktike. Trajneri Hajime Moriyasu e ka kthyer “Samurai Blue” në një kundërshtar shumë të vështirë për këdo. Portieri Zion Suzuki po shkëlqen te Parma, ndërsa mungesa e Kaoru Mitoma për shkak dëmtimi është një goditje e madhe. Megjithatë, skuadra japoneze ka thellësi të mjaftueshme për të synuar historinë.

Një nga vendet organizatore Kanadaja Meksika Shtetet e Bashkuara Asnjë prej tri vendeve organizatore nuk shihet si favorite për fi nalen, por secila mund të bëjë surpriza. Kanadaja ka sulmues cilësorë, por mungon në mesfushë dhe mbrojtje. SHBA-ja e Mauricio Poçetinos synon çerekfi nalen e parë që nga 2002. Ndërsa Meksika shpreson të përfi – tojë nga avantazhi i fushës si në vitet 1970 dhe 1986. Talenti 17-vjeçar Gilberto Mora mund të jetë zbulimi i madh i këtij Botërori.

Rezultati në 2022: Faza e grupeve Arritja më e mirë: 1/8 e fi nales (2006) Ekuadori ishte skuadra më e mirë në Amerikën e Jugut pas Argjentinës gjatë eliminatoreve. Mbrojtja me Pervis Estupinjn, Uillian Paço, Piero Hincapie dhe Xhoel Ordonjez konsiderohet ndër më të fortat e turneut. Veterani Ener Valencia vazhdon të jetë lideri dhe golashënuesi historik i kombëtares.

Rezultati në 2022: Nuk u kualifi kua Arritja më e mirë: Vendi i tretë (2002) Turqia rikthehet në Botëror pas 24 vitesh. Me emra si Hakan Çalhanoglu, Arda Gyler dhe Kenan Jildız, turqit kanë talent të madh, sidomos në repartin ofensiv. Megjithatë, humbja 6-0 ndaj Spanjës në eliminatore tregoi diferencën që ende ekziston mes tyre dhe superfuqive botërore.

Rezultati në 2022: Nuk u kualifi kua Arritja më e mirë: 1/8 e fi nales (1938, 1998) Norvegjia ishte perfekte në eliminatore, tetë fi tore në tetë ndeshje dhe 37 gola të shënuar në një grup ku ndodhej edhe Italia. Kjo i dha fund mungesës 28-vjeçare në Botëror. Skuadra e Stale Solbaken ka ende pikëpyetje në disa pozicione, por zotëron një armë që askush tjetër nuk e ka, Erling Haland. Sulmuesi i Mançester Sitit konsiderohet nga shumë si sulmuesi më i mirë në botë. Norvegjezët shpresojnë edhe te rikuperimi i Martin Odegard, ndërsa kombinimi Haland–Aleksander Sorloth mund të kthehet në makthin e çdo mbrojtjeje në Botëror.

Po ndodh...