Berisha sulmon sërish mediet: Mafia e fjalës së lirë, manipuloi raportin e IBAR
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference për shtyp ka deklaroi, “mafia e fjalës së lirë censuroi dhe manipuloi raportin e IBAR të 21 majit”.
“Ky raport pasqyron me vërtetësi problematikat madhore të regjimit të Ramës:, tha kreu demokrat.
Berisha: Së pari dua të denoncoj me forcën më të madhe mashtrimin, censurën dhe manipulimin që mafia e fjalës së lirë, e kontrolluar nga qeveria totalisht, i bëri raportit më të rëndësishëm të BE për Shqipërinë.
Mafia e fjalës së lirë, në përputhje me direktivat që mori nga zyra e kryeministrit, nxiu me dhjetëra e dhjetëra faqe në portale, në gazeta, konsumoi orë të tëra në studio për të mashtruar qytetarët për raportin IBAR.
Ajo kreu këtë akt të shëmtuar pasi censuroi totalisht raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian.
Është pikërisht ky qëndrim që tejkalon çdo lloj kufiri, ai që më detyron sot në emër të transparencës t’u paraqes shqiptarëve të vërtetat e raportit IBAR 21 maj.
Dhe të shpreh falënderim për të gjithë ata të cilët, siç do ta shihni, e amenduan me 32 amendamente më kryesore për të mos llogaritur dhjetëra e dhjetëra të tjerë.
Të falënderoj COELA-n për punën e madhe serioze për të pasqyruar në raportin e tyre realitetin shqiptar ashtu siç është dhe jo realitetin e sheqerosur me lobime korruptive.
Unë mund të them se raporti i parë, i paraqitur me 2 shkurt dhe i rishqyrtuar shumë e shumë herë, i karakterizuar gjithashtu nga anulimi i konferencës ndërqeveritare, në pozicionet e përbashkëta që paraqet me 21 maj, ka pasqyruar me vërtetësi problematikat madhore të regjimit të Edi Ramës.
Dhe se pas këtij raporti, Shqipëria në raport me kriteret, standardet e integrimit në BE, është një vend krejtësisht tjetër.
Është fatkeqësi e madhe kur mediat, në vend që të mbajnë anën e qytetarëve, anën e vendit të tyre dhe interesave jetike të vendit të tyre, të qytetarëve të tyre, mbajnë anën e kreut të Meduzës, organizatës së tij kriminale, duke mashtruar qytetarët për këtë raport.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128