Detaje nga aksidenti në Shkup: Shoferi 76-vjeçar u fut në korsinë e kundërt, 4 persona u dogjën brenda makinës

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë me pas ojë vdekjen e 4 personave ka ndodhur në Radishan-Prishtinë-Mirkovcë si pasojë e përplasjes së një automjeti tip ‘BMW’ me një kamion me targa të Kosovës.
Raportohet se drejtuesi i kamionit 76-vjeçari ka humbur kontrollin e kamionit dhe ka thyer gardhin mbrojtës duke hyrë në korsinë e kundërt. Më pas është përplasur kokë më kokë me mjetin tip “BMW” që drejtohej nga 51-vjeçari nga Shkupi.
Përplasja nga kamioni, i cili hyri në korsinë e kundërt, ka qenë mjaft e fortë dhe automjeti ka shpërthyer menjëherë në flakë. Personat që ishin brenda nuk kanë mundur të dalin duke humbur jetën fatalisht. Sipas mediave maqedonase, shoferi i kamionit dyshohet se për shkak të lodhje ka humbur vetëdijen e gjithashtu dhe kontrollin e mjetit.
Tre prej viktimave janë të moshës 20 vjeç ndërsa i katërti është 51-vjeçari Riste Velkov bariton dhe solist-prvenec i Opera dhe Baleti Nacional i Maqedonisë. Njëri prej të rinjve, ishte dhe djali i tij.
Ndërsa shoferi i kamionit është arrestuar dhe ndodhet në stacion policor, ndërsa institucionet kompetente po vazhdojnë hetimet.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
