E paprecedentë/ Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha

Profesoresha Dorina Hoxha është pezulluar nga detyra si Dekane e Fakultetit të Drejtësisë, me një urdhër që po konsiderohet si i paprecedentë, i cili mban datën 20 Maj dhe është firmosur nga rektori, Artan Hoxha.
Në të thuhet se duke qenë se Dorina Hoxha ka shprehur interesin për të kandiduar për postin e anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, ajo pezullohet nga detyra dhe të gjitha kompetencat i kanë kaluar profesor Skënder Kaçupit.
Rasti ka ngritur dyshime mbi një precedent të rrezikshëm që vë në pikëpyetje autonominë universitare, sepse universiteti nuk mund të funksionojë si pronë private e rektorit.

Shqetësim ka krijuar dhe fakti se në vend që kompetencat t'i merrte zëvendësdekani i Fakultetit të Drejtësisë, ajo i janë deleguar një profesori të nderuar, por që për shkak të moshës nuk mund të ushtrojë një detyrë "part-time".
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
