Tragjike në Maqedoninë e Veriut/ Kamioni me targa të Kosovës aksidentohet me një BMW, humbin jetën 4 persona

22 Maj 2026, 09:11 / KOSOVA ALFA PRESS

Tragjike në Maqedoninë e Veriut/ Kamioni me targa të Kosovës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e katër personave ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, konkretisht në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raporton Alsat.

Sipas informacioneve një automjet BMW është përplasur me një kamion me targa të Kosovës. Nga përplasja e fortë automjeti është përfshirë nga flakët, çka ka bërë që 4 personat të digjen brenda në mjet.

Autoritetet zyrtare ende nuk po japin informacione mbi identitetin e viktimave, ndërsa ekipet e mjekësisë ligjore dhe prokuroria po analizojnë çdo detaj nga vendi i ngjarjes.

Referuar burimeve, mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se nga ajo që është konstatuar deri tani në terren, gjasat çojnë drejt dyshimit se automjeti drejtohej nga një grua.



Po ndodh...