"Dosja Veliaj 2!"/ Klodiana Lala zbulon hetimet e tjera për Veliajn: Në qendër, kompania e të vëllait!

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për paraqitjen e ish deputetes së PS, Klotilda Bushka në SPAK.
Lala zbuloi se ajo është thirrur për shkak të hetimeve që SPAK po kryen për dosjen "Veliaj 2", ku sipas gazetares hetimet janë të përqëndruara te kompania "Gogel" e vëllait të Veliajt.
"Dosja Veliaj 2! SPAK pasi mbylli dosjen e parë, veçoi një dosje ku po heton familjarë të Veliajt dhe aktivitetin e tij. Në qendër është kompania Gogel e Arbër Veliaj, vëllait të Erion Veliaj. Ditën e sotme ka dhënë shpjegime ish deputetja e PS, Klotilda Bushka, e cila është e pandehur në Dosjen “Veliaj 1” Te dosja e parë e Veliaj, pretendohet nga SPAK se ka penguar drejtësinë. Ndërkohë, ditën e sotme është pyetur për “Veliaj 2”, fraksioni ku pika kryesore ka të bëjë me kompaninë Gogel të Arbër Veliaj.
Veprimet vijnë pak ditë para se GJL të shqyrtojë rekursin e Veliajt për masë dhe GJK, të shprehet për arrestin. Veliaj ka ngritur argumentat e veta. SPAK pretendon, në një nga fjalitë në parashtresë, thotë kemi bashkëpunëtor të drejtësisë që mund të intimidohen nëse Veliaj lirohet.
Pstaj ka proces në Administrative me Ols Dadon, prokurorin e posaçëm. Por dosja Veliaj 2 është çështje që shtrihet mbi aktivitetin e vëllait të Veliajt", deklaroi Lala.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128