"Të vjetërit kanë mbaruar punë"/ Mereme Sela: Berisha do të pësonte humbje katastrofike përballë meje! Më hoqën nga frika

Mereme Sela, e cila aspiroi të ishte kandidate për kryetare të Partisë Demokratike, por nuk u lejua nga lidershipi i partisë, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka deklaruar se do ta shkatërronte Sali Berishën në garë, por frika prej saj, bëri që ta skualifikojnë.
Sela tha se koha e të vjetërve ka mbaruar dhe se ajo ka ide të reja.
Ylli Rakipi: E keni dashur doktorin si figurë? Ma thuaj ndershmërisht. Ai do të rizgjidhet dhe do të jetë edhe pas vdekjes.
Mereme Sela: Ishalla e ka jetën e gjatë.
Ylli Rakipi: Edhe kur të shkojmë në jetën tjetër, ai do na dalë dhe në këtë parti do të na gjejë. Ti mund t'ja marrësh atje. Se në këtë btoë harroje… Vështirë shumë. Se po i more PD-në i merr ditët që i kanë mbetur.
Mereme Sela: Unë po luftoj për ta marrë këtu.
Ylli Rakipi: Ti dukesh grua zonjë, e mençur në profesionin që ke. Gjithë këta doktorë të pasur që ka PD, me vila, me makina të shtrenjta, ju banoni në Fushë Kruje dhe bëni rrugën çdo ditë për Tiranë. Jeni më e varfra nga këta. Si ta marrësh ti tani partinë, në gjtihë këta doktorë të pasur?
Mereme Sela: Po garantoj një gjë për opinionin publik, kolegët në QSUT, nëse do të ishte garë e ndershme dhe nëse do të isha unë dhe zoti Berisha, jam e sigurtë që do të fitoja numrin më të madh të votave dhe Berisha do të dilte me humbje katasrofike ndaj meje.
Ylli Rakipi: Pse e mund doktorin ti? Ç’ka ndodhur me gjithë këtë doktor?
Mereme Sela: Mendoj se e kam shprehur edhe nga selia, kam respekt për të si koleg dhe aty mbyllet çdo gjë. E ka mbyllur ciklin e karrierës, historisë, kisha menduar se do të isha kandidatja më potenciale aty, pa asnjë impakt negativ. Unë do ta kisha lënë si lider historik. Unë hyra për të kandiduar dhe për ta drejtuar unë PD-në.
Ylli Rakipi: Ju mendoni se doktori i ka humbur votat?
Mereme Sela: Do ta shohim, sepse pretendojnë se po bëjnë referendum. Por është i paligjshëm. Gjykata do të vendosë sipas standarteve. Njerëzve u ka shkuar aty ku nuk mban. Duke ndejt Berisha me atë opozitë… Problematika ka edhe Amerika, edhe bota Europiane, por problematikat janë për shkak të opozitës.
Ylli Rakipi: Pra një guxim shumë i madh. Tani po shpjegoni dhe jam i bindur se ju e njihni PD-në. Pse e shtrëngon kaq fortë doktori PD-në? Se ti thua humb, po kështu thotë edhe Salianji. Pse i duhet këtij njeriu partia?
Mereme Sela: Mendoj se ka hallet e veta. Kisha një thirrje për Parlamentin, të miratojë një ligj, është e ulët që dëgjojmë, merren me familjarët, motrat, fëmijët, ata të flasin vetëm për deputetët aty. Ata hapin libra, krijojnë impakt, ndikojnë në gjendjen shëndetësore të fëmijëve, grave, burrave. Është e shëmtuar.
Ylli Rakipi: Po dokumentat ku i dorëzuat?
Mereme Sela: Në recepsion, aty gjeta edhe gazetarët. Pyeta për anëtarët e KKO. Nuk janë më thanë. I thashë kam ardhur të dorëzoj dosjen, por thanë hajde nesër. Lashë dosjen, u bëra edhe foto, u mora emrat se thashë kushedi...
Ylli Rakipi: Me Flamurin nuk kontaktuat?
Mereme Sela: Jo fare, e njoh, një mirëmëngjes, mirëmbrëma. 24 orë isha ok, pastaj… Mendoj se skualifikimi ishte arbitrar.
Ylli Rakipi: Flamuri tha, perveç zonjës Sela nuk pranohet njeri tjetër. A je këtu në foto me Flamurin?
Mereme Sela: Jo jo është montim.
Ylli Rakipi: Qaaaa është më inteligjencë artificiale.
Mereme Sela: Mendoj se frika ime i ka trembur dhe më kanë skualifikuar. Unë kam ide të reja, të vjetërit kanë mbaruar punë.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128