“I burgosuri me telefon poshtë jastëkut”/ Sërish kontrolle blic në burgje, çfarë u gjet në IEVP Durrës, Peqin dhe Shkodër

Kontroll për sende të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, Peqin dhe Shkodër
Kontrollet janë ushtruar në ambientet e brendshme të godinës “A” në Durrës, në dhomën ku banojnë të paraburgosurit G. A., N. B., E. C. dhe M. Ç.
Gjatë kontrollit është gjetur një aparat celular i llojit iPhone, ngjyrë e zezë, poshtë jastëkut të të paraburgosurit E. C., i cili ka pranuar se aparati celular është në pronësi të tij. Po në godinën “A” gjatë kontrollit janë gjetur dy USB, për të cilat janë kryer procedurat përkatëse të sekuestrimit dhe administrimit si sende të ndaluara.
Ndërkohë në Peqin kontrollet janë ushtruar në godinat e banimit dhe ambientet e përbashkëta të institucionit. Gjatë kontrollit, në ambientet e dusheve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 aparate celularë, konkretisht: 1 celular “Samsung” ngjyrë e bardhë dhe 1 celular “Redmi” ngjyrë e zezë.
Për të gjitha rastet është hartuar dokumentacioni përkatës, përfshirë procesverbalet e bllokimit dhe dorëzimit të sendeve të ndaluara.
Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128