Avokatja Valentina Teodoresku i paditi për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Berishën dhe tre eksponentë të PD-së

21 Maj 2026, 14:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Avokatja Valentina Teodoresku i paditi për shpifje, GJKKO shpall të

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshëm Sali Berishën, Edi Palokën, Flamur Nokën dhe Luçiano Boçin të cilët u paditën nga avokatja Valentina Teodoresku për shpifje.

1. Viktima akuzuese Valentina Teodoresku me datë 26.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e çështjes penale me të akuzuar shtetasit: Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Luciano Boçi, etj., të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi dytë i K.Penal.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, me vendimin nr. 41, datë 21.05.2026 vendosi:

1. Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarve Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Luciano Boçi, për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi dytë i K.Penal.

2. Shpenzimet gjyqësore mbeten siç janë bërë.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Po ndodh...