Merr fund makthi i aktivistëve të arrestuar në Izrael, shpëtohen nga Turqia: Mes tyre dhe shqiptari Baki Goxhaj

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj I ndaluar nga forcat Izraelite do të kthehet në atdhe. Autoritetet thanë se përfunduan procedurat e ekstradimit dhe ai fillimisht do të ndalojë në turqi e më pas do të fluturojë drejt Rinasit. Goxhaj do dëbohet nga territori i Izraelit, së bashku me dhjetëra persona të tjerë të ndaluar
Lidhur me pamjet e rënda të publikuara nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir për aktivistët e ndaluar të flotiljes, ka reaguar edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Përmes një postimi në rrjetin social X, ai i cilëson imazhet tronditëse dhe të papranueshme.
Në reagimin e tij, Hoxha theksoi se çdo person i ndaluar duhet të trajtohet me dinjitet dhe në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut, ligjin ndërkombëtar dhe atë humanitar.
Ministri bëri të ditur se ka udhëzuar Ambasadën shqiptare në Tel Aviv të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite.
Hoxha nënvizoi se çdo veprim duhet të zhvillohet në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe respektimin e të drejtave themelore.
Forcat izraelite ndaluan me 18 maj aktivistin shqiptar i cili ndodhej në bordin e flotiljes humanitare “Global Sumud”, një mision ndërkombëtar i nisur drejt Gazës me qëllim dërgimin e ndihmave për popullsinë civile të prekur nga lufta.
Flotilja ishte nisur nga zona e Marmarisit në Turqi ku pjesw ishin 426 aktivistë nga 39 vende të botës. Sipas organizatorëve, misioni kishte për synim të tërhiqte vëmendjen ndërkombëtare mbi situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe të dërgonte ndihma për civilët e mbetur nën bllokadë.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
