Titulli i 10-të në këmbët e Vllaznisë, kuqeblutë nuk kanë më alibi

Vllaznia-Egnatia është përballja e parë e javës së dytë të “Final Four”. Ky takim është rezervuar për të shtunën, më 23 maj prej orës 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Ekziston një skenar ku Vllaznia zyrtarisht mund të nxjerrë nga gara për titull dy ekipe. Fitorja e kuqebluve ndaj Egnatias do të bënte që rrogozhinasit dhe Dinamo të mbyllnin përfundimisht llogaritë e tyre. Egnatia nuk e ka provuar shijen e fi – tores ndaj kuqebluve në këtë sezon. Megjithatë, kujtojmë se në të njëjtën pozitë si Vllaznia ishte edhe Elbasani në javën e kaluar dhe nuk ia doli. Ekipi i Nevil Dedes i dha leksion verdhebluve duke bërë që jo vetëm të jetë në garë, por tashmë si rivali më i rrezikshëm.
LLOGARITË – Vllaznia hyn në dy javët më vendimtare të sezonit me sytë jo vetëm te fusha, por edhe te kalkulimet. Në kampin kuqeblu, ashtu si te të gjitha skuadrat e përfshira në garën për titull, makina llogaritëse tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë. Humbja 0-2 ndaj Dinamos në sfi dën e parë të “Final 4” komplikoi jo pak rrugën drejt trofeut, por skuadra e drejtuar nga Martini vazhdon të mbajë ende fatin në duart e saj. Në Shkodër askush nuk e fsheh se situata është bërë më e vështirë, megjithatë besimi nuk ka humbur.
Dy ndeshjet e fundit do të jenë një provë karakteri për kuqeblutë, të cilët duhet të tregojnë se dinë të reagojnë pikërisht në momentin më delikat të sezonit. Duke nisur nga kjo e shtunë, ndaj Egnatias nuk ka më vend për gabime dhe çdo rezultat tjetër përveç atij pozitiv do të komplikonte ndjeshëm objektivin madhor. Minimalisht një barazim kundër rrogozhinasve do ta mbante Vllazninë plotësisht në lojë për titullin kampion deri në javën e fundit, aty ku shkodranët do të përballen me Elbasanin. Një skenar që do të linte gjithçka të hapur, pavarësisht rezultatit që verdheblutë do të marrin në duelin e kësaj jave ndaj Dinamos. Pikërisht kjo e bën garën edhe më intriguese, me çdo ndeshje që mund të ndryshojë krejtësisht panoramën e renditjes.
Në kampin kuqeblu ekziston bindja se eksperienca dhe pesha e fanellës mund të bëjnë diferencën në këto momente vendimtare. Vllaznia ka treguar gjatë sezonit se di të reagojë pas goditjeve dhe tashmë skuadra kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe në sprintin fi nal. Presioni është i madh, por bashkë me të edhe motivimi për të rikthyer në Shkodër një trofe të munguar prej vitesh. Përtej kombinimeve dhe llogarive të shumta, një gjë mbetet e qartë: Vllaznia vazhdon t’i ketë ende në këmbët e saj shanset për të fi tuar titullin e 10-të kampion në histori. Dy ndeshje për të vendosur gjithçka, dy fi nale të vërteta ku kuqeblutë do të kërkojnë të shkruajnë një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e klubit.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128