Dosja e kryebashkiakut Veliaj dhe të tjerëve, ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka paraqitet në SPAK

21 Maj 2026, 13:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Dosja e kryebashkiakut Veliaj dhe të tjerëve, ish-deputetja socialiste

Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka është paraqitur ditën e sotme (21 maj) në Prokurorinë e Posaçme.

Në orët e para të pasdites, politikania është shfaqur para institucionit të akuzës, ndërsa është nën hetim dhe akuzë nga SPAK për dosjen voluminoze ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së këtij të fundit, Ajola Xoxa, biznesmenëve dhe personave të tjerë.

Pak kohë më parë Bushka i ka kërkuar GJKKO-së që të ndajë dosjen e saj duke e mëvetësuar nga të tjerët për shkak se nuk është më deputete e parlamentit apo zyrtare e lartë dhe nuk përfshihet në ligjet e Kodit Penal për hetim nga Prokuroria e Posçme dhe delegimin drejt Prokurorisë së Tiranës.

Por krahas biznesmenëve të dyshuar si të lidhur me Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, SPAK ka marrë në hetim vitin e kaluar (2025) edhe deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Klotilda Bushka.

Për veprime që thotë se kanë penguar hetimin për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

Sipas SPAK, Bushka dyshohet se ka intimiduar dëshmitarët që ishin thirrur nga SPAK. Klotilda Bushka ka marrë kontakte me Ina Goxhaj ish-drejtoreshë ekzekutive e Qendrës ‘Byl-A’, pasi kjo e fundit është thirrur në SPAK.

Ajo e ka thirrur zonjën Goxhaj në shtëpinë e prindërve të saj dhe e ka urdhëruar të mohonte gjithçka gjatë marrjes në pyetje nga SPAK.

Po ndodh...