VIDEO/ Agjetët e BKH-së “bastisje” në kullën luksoze në kryeqytet! Autoritetet italiane të përfshira në operacionin e SPAK!

16 Janar 2026, 20:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

VIDEO/ Agjetët e BKH-së “bastisje” në kullën

Agjentët e Byrosë Kombëtaret të Hetimit (BKH) dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), kanë bastisur mbrëmjen e sotme ambientet e ndërtesës luksoze “Alban Toëer” e pozicionuar krah Gjykatës së Lartë.

Kontrolli i zyrave që ndodhen në ndërtesë janë zhvilluar në kuadër të një procesi hetimor të SPAK në bashkëpunim me partnerët italianë. Bëhet fjalë për një hetim lidhur me mashtrimet masive nëpërmjet call centerave.

Burime për media kanë bërë me dije se kontrollet kanë nisur që prej mëngjesit të ditës së sotme pas me kërkesë të SPAK dhe aprovim të GJKKO-së. Deri më tani nuk të dhëna për persona të përfshirë, materiale të sekuestruara apo dhe të arrestuar.

Po ndodh...

ide