VIDEO/ Fuoristrada që largohet me shpejtësi skëterrë! Autori braktisi mjetin në Nivicë me armët dhe dy çanta me miliona lekë

Kamber Sulçaj është autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi dy ditë më parë në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur, paraprakisht siç njoftohet, për motive të dobëta dhe grupi hetimor ka siguruar pamje dhe prova të vlefshme për ngjarjen.
Policia shqiptare kishte mundur të zbardhte vrasjen dhe kishte gjithashtu identifikuar autorin e dyshuar.
Dyshohet se ka qenë një sherr banal për dritat e gjata të makinës që ka çuar në vrasjen e 44 vjeçarit. Autori, i bezdisur nga dritat e automjetit që drejtonte Sarchi dhe tre miqtë e tij shqiptarë - Eqrem, Daniel dhe Gazment Braçi - u hakmor me një armë zjarri.
Nga hetimet ka rezultuar se Kamber Sulçaj fillimisht është konfliktuar verbalisht, me biznesmenin italian Edoardo Sarchi dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit. Më pas, Kamber Sulçaj dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.
Policia ka sekuestruar edhe automjetet e përdorura nga shtetasi Edoardo Sarchi dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.
Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.
Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
