Video/ Ja si u grabit pika e këmbimit valutor. Policia ofron 5000 euro, për çdo informacion rreth autorit

24 Qershor 2023, 12:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Video/ Ja si u grabit pika e këmbimit valutor. Policia ofron 5000 euro,

Dalin pamjet filmike të grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Tiranë. Në funksion të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një shtetas është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor në Unazë të Re, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri ka marrë një shumë parash dhe është larguar me biçikletë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion pamjet filmike të ngjarjes.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

 

Po ndodh...

ide