VIDEO/ Mjeku kërcënon pacientin në Durrës: Ta heq bluzën dhe përballemi jashtë

Një mjek i vetëidentifikuar si Erzen Dobi është konfliktuar me një pacient në spitalin e Durrësit.
Pamjet e konfliktit janë filmuar nga një dëshmitar dhe janë publikuar nga JOQ, që raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e e djeshme në mjediset e Spitalit Rajonal Durrës.
Nga pamjet duket se një pacient i cili kishte rreth 4 orë që priste të bënte një skaner, jo vetëm që nuk po merrte shërbimin, por kërcënohet nga mjeku. Sipas të njëjtave raportime, pacienti ishte zjarrfikës, i cili u ndje keq në orarin e punës dhe u dërgua me ambulancë në spital.
"Shikoni si trajtohet nje zjarrfikes ne detyre nga spitali ne Durres. Para nje ore. Kishte 4 ore qe priste nje zjarrfikes per nje skaner... Kishte kartelen te firmosur nga mjeku neurolog por keta te grafise e sorollaten dhe ne fund nuk ja bene.....
Zjarrfikesin e mori ambulanca mbasdite ne stacion se kishte dhimbje dhe e lane 4 ore pa kujdes. Kur me ne me uniforme dhe ne detyre sillen keshtu po me nje qytetar te thjeshte?" thuhet në mesazhin e denoncuesit.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
