Video/ Momenti kur autori i vë flakën makinës së drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë!
8 Prill 2024, 13:05 / AKTUALITET

Makina e drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë Vlorë, Anjeza Shiko është përfshirë nga flakët një natë më parë në lagjen “1 Maji”.
Pamjet e kamerave të sigurisë të cilat kanë kapur momentin kur një person hedh benzinë në makinën tip “Volkswagen” të parkuar në garazh.
Për këtë ngjarje janë shoqëruar në komisariat, disa persona të dyshuar, ndërsa ende nuk dihet motivi i zjarrvënies.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



