“Më pranë paqes” Ukraina për takimin në Berlin: Kemi arritur përparim të vërtetë! Kushner dhe Witkoff po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme
15 Dhjetor 2025, 16:47 / BOTA

Delegacioni ukrainas përshëndeti hapat e ndërmarrë në negociatat mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën, duke folur për “përparim të vërtetë” pas takimit me zyrtarët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Kryenegociatori i Ukrainës i përshkroi bisedimet me ekipin amerikan në Berlin si konstruktive dhe produktive.
Rustem Umerov shtoi se është arritur “përparim i vërtetë” dhe shpreson se do të arrijnë një marrëveshje “që do t’i afrojë më shumë me paqen deri në fund të ditës”.
“Ekipi amerikan i udhëhequr nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner po punon në mënyrë jashtëzakonisht konstruktive për të ndihmuar Ukrainën të gjejë një rrugë drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje”, shkroi ai në një postim në X.
Po ndodh...
ide
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
Nga Katherine Butler
Irani sot: Kriza e një shteti ideologjik dhe fundi i frikës
Nga Sokol Neçaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
