“Prishje e pazareve të drogës”/ Mediat belge nxjerrin detaje pas atentatit ndaj 44-vjeçarit shqiptar
29 Prill 2024, 19:46 / AKTUALITET

Agustin Kaza është 44-vjeçari shqiptar të cilit i është bërë atentat, ndërsa ka qenë duke konsumuar një kafe në Bruksel.
Mediat belge kanë nxjerrë pamjet nga momenti i atentatit ndaj 44-vjeçarit shqiptar, i cili është qëlluar me dy plumba në kokë. Pas atentatit autori është larguar nga vendngjarja me shpejtësi, ndërkohë që ende nuk ka detaje të identitetit të tij.
Mediat belge raportojnë se 44-vjeçari shqiptar aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Siç shihet edhe në video, autori afrohet qetësisht nga pas, kthehet nxjerr pistoletën nga xhepi dhe qëllon dy herë mbi 44-vjeçarin shqiptar.
Aktualisht janë ngritur grupet hetimore nga ana e autoriteteve belge, ku pistat kryesore janë për larje hesapesh mes grupeve të drogës.
-
Emri/ Ky është shqiptari që u qëllua me 4 plumba në Bruksel
29 Prill, 19:18
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
