VIDEO/ Riaktivizohet zjarri në Shkopet, për shuarjen e flakëve ndërhyn edhe helikopteri
20 Korrik 2025, 19:29 / AKTUALITET

Është riaktivizuar zjarri i rënë pasditen e djeshme në masivin pyjor të luginës së Shkopetit. Era e fortë ka bërë që flakët të rifshaqen në pyllin me pisha pak metra larg rrugës nacionale Burrel-Skuraj.
Helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes ka asistuar në kufizimin e përhapjes së flakëve në anën veriore të luginës, ndërsa forcat e mbrojtjes civile të bashkive Kurbin e Mat, si dhe forcat e armatosura vijojnë përballjen me flakët në rrugë tokësore.
Izolimi i zjarrit është i vështirë për shkak të dendësisë së pishave dhe pemëve të tjera, njëkohësisht edhe nga terreni jo pak i thyer.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
