Vjedhje dhe dhunë në familje, 2 të arrestuar në Korçë

Arrestohen 2 persona në Korçë. 28 vjeçari me inaciale F. D i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.01.2024, në bashkëpunim me shtetasin F. B kanë vjedhur në banesën e një shtetasi, dy pajisje elektroshtëpiake. Ndërsa 20 vjeçari me iniciale J. R. u arrestua pasi ushtronte dhunë ndaj vëllait të tij 17-vjeçar dhe ndaj nënës së tyre.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. -Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kapën shtetasin F. D., 28 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.01.2024, në bashkëpunim me shtetasin F. B. (i arrestuar nga Policia), në fshatin Pojan, Maliq, kanë vjedhur në banesën e një shtetasi, dy pajisje elektroshtëpiake. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas u kryhen nga Komisariati i Policisë Maliq. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin J. R., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij 17-vjeçar dhe ndaj nënës së tyre, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


