Vjehrra e Ervis Martinaj zbuloi pasurinë e tij në Surrel, gazetarja tregon detajet ...

19 Shkurt 2023, 09:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vjehrra e Ervis Martinaj zbuloi pasurinë e tij në Surrel, gazetarja

Gazetarja Bleona Metushi ka zbardhur detaje nga sekuestrimi i banesës së Ervis Martinaj në Surrel, pronë e cila nuk ishte në emër të tij.

E ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, gazetarja tha se fija lidhëse e kësaj pasurie me Martinajn ishte vjehrra e tij.

E gjithë përpjekja e Vis Martinaj për ta çuar apo tjetërsuar pasurinë në Surrel u zbulua nga vjehrra e tij. Ajo ishte fija lidhëse për prokurorinë e Vis Martinaj me atë pronë. Disa javë më parë Prokuroria e Posaçme ushtroi edhe kontroll aty për efekt të hetimeve për “Plumbin e Artë”. Aty janë gjetur disa dokumenta të Vis Martinaj apo familjarëve të tij.

Ka qenë dëshmia e pronarit që ka zbardhur më pas gjithçka. Ai tha se ka njohje me babain e Ervis Martinaj dhe kjo ka qenë arsyeja për ta marrë përsipër këtë pasuri.

Sipas tij Ervis Martinaj ka marrë një kredi dhe ka investuar aty 30 mijë eure. Janë bërë rregullime që e kanë rritur vlerën e pronës. Nuk është e vetmja pronë e kamufluar në këtë mënyrë”, tha gazetarja.

 

Po ndodh...