“Berisha dhe Rama janë bashkuar për të goditur drejtësinë”, gazetari Poli Hoxha: Janë bërë si Emiljano Shullazi dhe Dritan Dajti

27 Prill 2026, 22:01 / POLITIKË ALFA PRESS

“Berisha dhe Rama janë bashkuar për të goditur

Berisha dhe Rama janë bashkuar për të goditur drejtësinë. Këto akuza ngriti në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, gazetari Poli Hoxha, duke i krahasuar ata me Emiljano Shullazin dhe Dritan Dajtin.

“Ka një problem të këtij lloji. Po t'i vësh re dukeshin sikur ishin të dy krahët e politikës, tani janë bashkuar. Janë bashkuar për të goditur pikërisht atë drejtësi. Janë bashkuar vetëm për interesin e tyre, jo për drejtësinë në përgjithësi. Këta zyrtarë të lartë pa përjashtim që na kanë drejtuar, e di si po veprojnë përballë drejtësisë? Nuk po flas si burra se fjala burrë është shumë. Veprojnë fiks si Emiliano Shullazi dhe si Dritan Dajti”, u shpreh gazetari Hoxha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Gazetari thekson se zvarritja e proceseve gjyqësore përmes procedurave ligjore është kthyer në një taktikë të zakonshme.

“Shty proceset me ikën avokati. Jo kjo letra, jo ajo letra, të gjitha proceset shtyhen pafund. Pa fund. Që nga Erjon Veliaj i pari, që nga Sali Berisha, që nga Meta që nga Fatmir Mediu, fiks siç kanë vepruar. Është një taktikë. Bravo ju qoftë. Jua pranon ligji, avokati gjen çdo hapësirë. Por të flasësh se kush kanë qenë dhe si përballen me drejtësinë, kjo është një minus “, tha Hoxha në në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij problemi më i madh në Shqipëri është sulmi që PS po i bën drejtësisë.  

“E dyta, problemi më i madh këtu në Shqipëri është që meqenëse kjo klasë politike dhe sidomos tani që është kryeministri në vend, i është lëshuar drejtësisë dhe ka arritur deri aty sa të vërë dhe bllokadë të rreshtojë grupin parlamentar, të rreshtojë partinë, ta njollos gjithë Partinë Socialiste, ta njollos sikur është gjithë PS e korruptuar, gjithë grupin parlamentar për një çështje. Ta rreshtojë të gjithën këtë në mbrojtje të korrupsionit përballë asaj drejtësie që e përdori si kartë për të fituar një palë zgjedhje, dy palë zgjedhje, tre palë zgjedhje dhe kur vjen puna, asnjë njeri nuk e ngre zërin për mijëra të tjerë që përballen me drejtësinë. Pse? Sepse e thashë dhe njëherë faji është i joni, sepse meraku i çdo paneli, i çdo media, i çdo politikani e tjerë ë tjerë është fati i Erjon Velisë, fati i Ilir Metës, fati i Sali Berishës, fati i Edi Ramës”. (A2 Televizion)

Po ndodh...