Vlorë/ I riu aksidenton me motorr 17-vjeçaren

21 Shtator 2022, 14:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vlorë/ I riu aksidenton me motorr 17-vjeçaren

Aksidentohet një 17 vjeçare në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, në bulevardin “Ismail Qemali” ku një ri me motorr e ka përplasur duke i shkaktuar plagë të rënda. Mësohet se e reja është dëgruar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Mësohet se shtetasi me inicialet A. Ç., 19 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka aksidentuar shtetasen I. J., 17 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në spital është dërguar edhe drejtuesi i motomjetit, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...