Vrasja e shqiptares shtatzënë në Greqi, dalin pamjet nga zona ku u hodh trupi i pajetë

Detaje të reja nga vrasja e shqiptares Georgia Murati, nga partneri i saj në natën e ndërrimit të viteve në Greqi.
Gazeta greke Protothema ka publikuar video nga vendi ku u hodh kufoma e shqiptares shtatzënë.
Partneri së bashku me mikun e tij, hodhën trupin e pajetë të 41-vjeçares në një zonë të shkretë mes Nea Triglia dhe Galatista.
Partneri i 41-vjeçares ka tentuar të “hutojë” autoritetet duke thënë se gruaja është zhdukur duke marrë me vete një shumë të madhe parash.
E ndjera ishte nënë e një vajze 13 vjeç nga martesa e parë e saj, ndërsa ishte shtatzënë në muajin e tretë me bashkëshortin e ri.
Si ra policia në gjurmët e saj
Menjëherë pas zhdukjes së gruas, policia nisi hetimet, duke filluar nga analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë së zonës ku ajo banonte.
Ata kanë parë se burri i 41-vjeçares, një ditë para se ajo të shpallej e zhdukur, kishte dalë nga banesa duke mbajtur një sënduk.
Policia më pas kontrolloi shtëpinë ku gjeti gjurmë gjaku, flokët dhe ADN-në e gruas.
Sipas informacioneve, partneri i gruas së vrarë është me precedentë penalë, pasi është dënuar pesë herë për rrahjen e së motrës./Protothema
Video
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
