Vrasja me thikë në Babrru, arrestohet autori! Ishte në gjendje të dehur, kishte pirë bashkë me viktimën
3 Tetor 2025, 09:01 / AKTUALITET

Policia zbardh vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e enjtes pranë shkollës "Azem Hajdari" në Babrru. Është arrestuar autori, i cili rezultoi ta ketë kryer krimin në gjendje të dehur. Të dy, autori dhe viktima, kanë qenë duke pirë së bashku.
Pasi kanë dalë nga lokali ata janë zënë për motive banale. Autori pasi ka kryer krimin është larguar nga vendngjarja.
Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë më pas është kapur.
Në momentin që është kapur ndodhej në gjendje të dehur dhe hetuesit nuk i kanë marrë dëshminë, por pritet të pyetet më pas. Edhe më herët, në ditë më përpara, të dy janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
