Vrasja në “Don Bosko”/ Gjenden 15 gëzhoja kallashnikovi, ku janë përqendruar hetimet e policisë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku nga të shtënat me armë mbeti viktimë bankierja si dhe u plagosën 6 persona.
Në vendin e ngjarjes, janë gjetur më shumë se 15 gëzhoja kallashnikovi. Ndërkaq, hetuesit janë rikthyer sërish në vendngjarje për të kryer matje të tjera në funksion të hetimeve.
Hetimet janë përqendruar tek konfliktet e Fatjon Muratajt, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili është dhe një emër i njohur në botën e krimit.
Këtij të fundit, gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpiak”, por mbrëmjen e djeshme, ai nuk është gjendur në banesë nga forcat e policisë. Efektivët po kryejnë verifikimet nëse ka shkuar në spital. Pak muaj më parë është ndaluar nga policia, ku ishte me Indrit Doklen në makinë dhe më pas gjykata i ka caktuar masën e sigurisë.
Murataj ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë dhe ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



