Vrau me armë zjarri 67-vjeçarin në Kurbin për motive pronësie, vihet në pranga autori! Në momentin e kapjet shërbimet e policisë i gjejnë…

Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së Dod Memlit, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme (24 shkurt) në fshatin Vilëz, në Kurbin.
Arrestimi i 53-vjeçarit me iniciale D.T., u bë pas kontrolleve nga shërbimet operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth.
Në momentin e kapjes nga Policia, autorit i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin për motive pronësie.
Dyshohet se vrau me armë zjari, një 67-vjeçar, dje, në fshatin Vilëz, si rezultat i kontrolleve intensive nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.
Operacioni për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi u zhvillua pa ndërprerë nga shërbimet operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth. Si rezultat, mesditën e sotme, është lokalizuar në fshatin Vilëz, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi: D. T., 53 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.
Në momentin e kapjes nga Policia, këtij shtetasi i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin D. M., për motive pronësie.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




