Zbardhet hetimi i SPAK: Ja si krerët e Rrugores “zhdukën” provat e aksidentit me 5 të pl*gosur për 2 mijë euro

21 Prill 2025, 10:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbardhet hetimi i SPAK: Ja si krerët e Rrugores “zhdukën”

Dy ditë më parë, u bë me dije se tre zyrtarë të Policisë së Shtetit janë vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. U tha se ndaj tyre ishte lëshuar një urdhërarrest për shkak dyshimesh që lidhen me korrupsionin.

Por Prokuroria e Posaçme dalë sot me njoftim zyrtar në lidhje me urdhërarrestet dhe me detajet për akuzat ndaj tre personave.

Dyshimet lidhen me një aksident të ndodhur 5 ditë më parë në Tiranë, aksident që kishte për autore një grua. SPAK thote se gruaja ka kërkuar që aksidenti të mbyllej, ndërkohë që ka premtuar që ryshfetin prej 2 mije eurosh për punën që do të bënin do ua jepte bashkëshorti i saj.

Konkretisht në këtë skandal janë përfshirë: Shefi i komisariatit rrugor, Roven Zeka, shefi i hetimit të aksidenteve automobilistike, Sokol Novaku, dhe oficeri i policisë rrugore Edison Tabaku te akuzar për korrupsion.

“SPAK urdhëron ndalimin e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore dhe dy oficerëve, të përfshirë në korrupion pasiv

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer veprime hetimore në kuadër të procedimin penal nr. 91/1, të vitit 2023.

Në dinamikën e hetimeve, në datën 18 prill, me urdhër të prokurorit të posaçëm, janë ndaluar shtetasit: R.Z, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, S.N, shef i hetimit të aksidenteve rrugore në këtë komisariat dhe E.T, oficer i policisë gjyqësore, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim (parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 të Kodit Penal.)

Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.V, bashkëshortja e shtetasit E.V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, (parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.)

Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mos-arrestimin e saj.

Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë. Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit.

Urdhri i ndalimit të shtetasve: E.T, S.N dhe R.Z është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro”.

 

Po ndodh...

ide