Zbulohen sera me kanabis në Kavajë, arrestohen 2 persona dy të tjerë në kërkim

20 Qershor 2025, 10:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbulohen sera me kanabis në Kavajë, arrestohen 2 persona dy të

Policia e Durrësit ka arrestuar persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi kultivuan kanabis.

Konkretisht, u vunë në pranga shtetasit Durim Mema, 59 vjeç, banues në fshatin Lekaj dhe Armend Hoxha, 36 vjeç, banues në fshatin Donofrosë, Berat.

Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K. dhe E. K., për të cilët, për shkak të hetimit, nuk jepen të dhëna të tjera.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lekaj”, u kapën në flagrancë 2 shtetas, të cilët kishin kultivuar 1200 bimë narkotike në 8 miniparcela në kodrat e fshatit Lekaj (Kavajë) (pranë depos së ujit të këtij fshati).”, njofton policia.

 

Po ndodh...