Zbulohet identiteti i dy të plagosurve në Sarandë, nisen me shpejtësi drejt Tiranës
17 Korrik 2025, 16:35 / AKTUALITET
Zbulohet identiteti i dy personave të mbetur të plagosur pasdreken e kësaj të enjteje në Sarandë. Ata janë Ernest Lama, 24 vjeç, dhe Gëzim Hajdaraj, 32 vjeç.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, por rrethanat mbeten ende të paqarta.
Pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
