Zhduken dy të mitur në Durrës e Kavajë

Policia e Durrësit dhe ajo e Kavajës vijojnë kërkimet për dy të mitur që janë larguar pa gjurmë nga shtëpitë e tyre.
Konkretisht bëhet fjalë për një 17-vjeçare e cila rezulton e zhdukur që prej së dielës (12 korrik). Denoncimi është bërë nga babai i saj.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi N. P., 50 vjeç, banues në Durrës, se më datë 12.07.2025, është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja N. P., 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, informoi sot policia.
Ndërkohë i mituri tjetër i zhdukur është një djalë 11-vjeç. Denoncimi në policinë e Kavajës është bërë nga gjyshja e tij.
“Në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasja V. M., 70 vjeçe, banuese në Kavajë, se është larguar nga banesa e saj, nipi, shtetasi J. Sh., 11 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftim.
-
Krisje totale me tifozët, Interi kërcënohet me gjyq: Na hoqët lirinë
15 Korrik, 13:15 -
Po hapte pus uji, humb jetën 55-vjeçari në Koplik
15 Korrik, 13:01
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


