Zhdukja e Ervis Martinajt, gazetari Dervishi: Janë paguar deri në 3 mln euro! Snajperat...

8 Mars 2024, 15:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zhdukja e Ervis Martinajt, gazetari Dervishi: Janë paguar deri në 3

Gazetari Ferdinand Derivishi komentoi në “Sot Live në Shqipëri” në Report TV arsenalin e armëve të kapur dje në Vlorë, si dhe disa ngjarje të bujshme kriminale në vend.

Sa i përket ngjarjeve të fundit në Vlorë, sipas tij anë konflikte që e kanë zanafillën për pazaret e drogës në Holandë, Belgjikë apo Spanjë.

Në dijeninë time bëhet fjalë për disa grupe kriminale të Vlorës. Nuk është se janë shumë të njohura por vlonjatët i njohin 5 apo 6 grupe që veprojnë. Ky është një armatim që i duhet një grupi kriminal. Mbahet një armatim pasi grupet kanë konflikte. Që të mbijetosh, duhet të kesh dy gjëra, lekë pasi blihet informacioni si lëviz tjetri dhe armët e duhura, për të mbrojtur dhe sulmuar. Atentatet bëhen me armë ose me eksplozion.

Ndërkohë që konfliktet që kanë grupet e Vlorës, janë të eksportuara. Konfliktet më të mëdhaja kanë ndodhur jashtë. Ka filluar çarja në Holandë, Spanjë pë rtrafikun e narkotikëve. Atentati i fundit me snajper, që po aludphi është ky apo jo dhe duhet parë a ka lidhje, pra vrasje me snajper sipas asaj që ka rezultuar i vihet pesha një konflikit të ndodhur jashtë.’, tha Dervishi.
Nga ana tjetër, ai komentoi edhe praninë e shumtë të snajperëve në arsenalin e gjetur.

‘Pse kemi kaq shumë snajper? Snajperi krijon një vrasje me pak telashe, të saktë. Pra kemi shumë snajper në duar të krimit. Snajperat ranë në duart e krimit në vitin 97. Ka patur në reparte ushtarake. Vërtet në jug kishte policia snajper,ranë në duart e bandave, por ka pasur dhe snajper që u morën me firmë. Shteti i shpërndau këto armë, dolën procesverbale. Snajper të ndryshëm futen përmes kontrabandës. Ata janë profesionist dhe i mbledhin avash avash materialet.’, shton Dervishi.

Dervishi shprehet se këto grupe kriminale kanë shumë baza armatimesh, që do të thotë se janë të shumta dhe porositë për krime.

'Kemi pasur dhe raste të përdorimit të eksplozivëve me celularë. Në vitin 2021 në Tiranë u bë një operacion për bazat. Dhe pamjet ishin edhe më të frikshme. Kishte antitankë dhe armë të tjera. Është parë se kishte edhe radio-marrëse. Edhe aparat për të gjuajtur natën. Këto grupe që u godtiën në 2021 ishin si punishte. Kërkesë-oferta e krimit, ishin bërë si punishte merrnin armë dhe modifikonin. Kjo është shumë e rëndë. Ke aq shumë krim sa porosit armë. Dhe paska disa punishte.’, shprehet Dervishi.

Por, gazetari thotë se niveli i mikro-kriminalitetit është në rregull.

Nuk duhet të trembemi. Ajo siguria mikro e kriminalitetit është në rregull. Mikro kriminalitetit policia shqiptare e ka sulmuar me sukses.

Dervishi zbuloi një detaj mjaft të 'frikshëm' në lidhje me atentatorin Julian Sinajn.

Sipas Dervishit, kur ai erdhi në Shqipëri pati mjaft oferta për vrasje, disa prej të cilave erdhën nga poltika e lartë e asaj kohe dhe drejtues qeverie.

Gjithashtu, për eleminim e Vis Martinajt, Dervishi zbulon atë që flitet se për zhdukjen e tij janë paguar 3 milionë euro.

'Për Vis Martinajn janë paguar deri në 3 milionë euro thuhet. Varet se kush është objektivi. Kjo histori është shumë përvëluese. Kemi një ministër që e pyesin gazetarët dhe nuk jep dot përgjigje. Është një histori përtej fuqisë së ministrit. Janë të përfshira disa grupe kriminale. Dhe bëhet fjalë çësthje përtej fuqive të ministrave dhe drejtorëve.'

 

Po ndodh...

ide