Zjarr me përmasa të mëdha në Elbasan, digjen ullinj e drurë frutorë
5 Gusht 2024, 13:04 / AKTUALITET

Në fshatin Valas të Elbasanit është shfaqur një vatër zjarri rreth orës 11:30, e cila ka marrë përmasa shumë të mëdha më pas.
Situata është kthyer në problematike, pasi flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ferra e shkurre si edhe disa hektarë me ullishta të reja dhe masive me drurë frutorë.
Në vendngjarje kanë shkuar dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrëfikës të Elbasanit dhe Cerrikut, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet që zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

