Zjarri i shkrumboi restorantin, flet pronarja: Koincidencë me aksionin e qeverisë... Nuk kam konflikte, dëmi rreth 150 mijë euro

10 Korrik 2025, 09:49 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarri i shkrumboi restorantin, flet pronarja: Koincidencë me aksionin e

Një zjarr përfshiu gjatë natës një lokal turistik në zonën e Thethit, duke e shkrumbuar plotësisht objektin. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, ndërsa për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

Pronarja e lokalit, Aida Gjeçaj, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen, duke theksuar se nuk ka pasur konflikte me askënd dhe nuk mund të fajësojë njeri për zjarrin. Ajo deklaroi se në momentin e ngjarjes ndodhej në Tiranë për punë administrative dhe u njoftua për zjarrin në orën 02:00 të mëngjesit.

Ajo shtoi se i dukej e çuditshme koincidenca me aksionin e qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat turistike, ndonëse pretendon se lokali i saj nuk ka qenë në listën e objekteve për t’u shembur dhe se gjithçka është ndërtuar me leje.

S’kam dijeni, pasi mbrëmë ndodhesha në Tiranë, pasi isha aty për punë administrative dhe më kanë njoftuar në orën 02:00 të mëngjesit që ka rënë zjarr në subjektin tim. Zjarrfikësja nuk arrin të vijë në kohë, por gjithsesi ka ardhur, ka qenë prezent.

Faleminderit gjithë komshitë që kanë ardhur e kanë dhënë ndihmën e parë, për të bërë të mundur izolimin e zjarrit, që të mos përcillej në godinat e tjera si kuzhina dhe bujtina. Falë Zotit jena mirë përsa i përket jetëve njerëzore, ndërsa hekurat shkojnë e vijnë dhe do ribëhet prapë. Restoranti dhe biznesi është në pronësinë time, si Aida Gjeçaj, vila Gjeçaj. Nuk di kujt t’ja vë gishtin, pasi nuk kam pasur probleme me askënd. Koincidenca me aksionin e qeverisë për prishjen e objekteve pa leje është e keqe, pasi unë nuk kam pranuar të ndërtoj asgjë pa leje dhe nuk isha proceduar për shembje të objektit, por nuk e di. Dëmi i shkaktuar shkon në 150 mijë euro në vija të trasha”, tha mes të tjerash Gjeçaj.

Po ndodh...