Zjarri në Dukat hyn në ditën e katërt, avionët grekë mbërrijnë për shuarjen e flakëve

22 Korrik 2025, 10:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarri në Dukat hyn në ditën e katërt, avionët

Zjarri në fshatin Dukat të Vlorës vazhdon për të katërtën ditë radhazi, pas riaktivizimit të flakëve.

Sot, dy avionë të tipit Canadair, të mbërritur nga Greqia, janë angazhuar gjatë gjithë ditës duke hedhur ujë mbi majën e malit të Shën Gjergjit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Në terren, forcat zjarrfikëse dhe efektivë të ushtrisë po punojnë me mjete rrethanore në shpatin e malit pranë fshatit Dukat, me synim që flakët të mos afrohen drejt zonave të banuara.

Rreziku mbetet i lartë edhe për Parkun Kombëtar të Llogarasë, ku autoritetet kanë ngritur shqetësimin për një përhapje të mundshme të flakëve në zonën e mbrojtur. Forcat e angazhuara në operacion janë ende në përpjekje për të vënë situatën nën kontroll.

Po ndodh...