Zjarri në Tregun e Durrësit/ Banorët akuzojnë autoritetet për reagim të vonuar

29 Qershor 2025, 18:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarri në Tregun e Durrësit/ Banorët akuzojnë autoritetet

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë tregun në lagjen 13 të Durrësit, në zonën e plazhit.

Flakët kanë shpërthyer papritur dhe janë përhapur shpejt, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe tregtarëve.

Tymi i dendur ka mbuluar gjithë zonën, duke i vështirësuar ndjeshëm lëvizjet dhe duke kërcënuar sigurinë e qytetarëve që jetojnë në këtë zonë.

Pavarësisht përpjekjeve të zjarrëfikësve, që janë mbërritur pas disa minutash, flakët janë ende të pandalura dhe ka një pasiguri të madhe për përhapjen e zjarrit në objektet përreth.

Banorët shprehen të shqetësuar dhe akuzojnë autoritetet për reagim të vonuar dhe mungesë kontrolli në menaxhimin e situatës.

Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që zjarrfikësit mbërrijnë vonë, dhe askush nuk ka marrë përgjegjësinë për dëmet që mund të shkaktohen.

“U dogjën gjërat, shkruan. Të gjitha gjërat janë djegur. Ajo duhet të jetë bërë nga elektriku, se s’ka mundësi ndryshe. Dy dyqane fikeshin, 5 të tjera ndizeshin.

U dogjën më shumë se gjysma e atyre që lanë derisa flaka doli këtu.

Ku do t’i kërkojmë të drejtat tona, ku do t’i gjejmë lekët, jemi trotuaruar gjithë natën, u bëmë si lypsarë.

Marrim lekë borxh dhe vijmë, leku që të marrim 5 lekë e të jetojmë.

Unë nuk kam as 30 minuta që kam ardhur, më thoshte policia: “Ndalu, ndalu.”

Ata duhet të ishin futur brenda, ta shuanin zjarrin, jo ta linim të shkonte kështu.

Ne nuk dimë gjë se çfarë do të bëjmë fare.

Ne vijmë e rrijmë gjithë ditën këtu, për të shitur.

Siç i patëm ato 5 lekë, na u bënë shkrumb e hi, nuk e di çfarë do bëjmë me jetën tonë, janë djegur me miliona lekë.

I kemi akoma lekët e mallit borxh pa larë në Tiranë, ata nuk duan t’ja dinë, duan lekët e mallit që kemi marrë, kështu do qofshim”

Në këtë moment, shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur, dhe autoritetet ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion konkret.

Banorët janë të dëshpëruar dhe kërkojnë përgjegjësi për pasojat që do të ndodhin, ndërkohë që situata mbetet nën kontrollin e shërbimeve të zjarrfikësve.

 

Po ndodh...

ide