Zyrtari i PS akuzon shefin e policisë në Vaun e Dejës: Pazare me trafikantët e drogës, më kërcënon!

Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë Vau Dejës, Mark Zhuri akuzon shefin e komisariatit të Policisë, Bardhyl Saliu si personin i cili ka mbrojtur parcelat me kanabis në zonën e Temalit ku Zhuri ka qenë deri me tani administrator i asaj njësie. Sipas tij, ai ka favorizuar kultivuesit e drogës duke mbjellë të gjithë zonën e Temalit me kanabis.
Në rrëfim për mediat ai ka treguar dhe konfliktet e vazhdueshme me të. Zhuri deklaron se ka informuar te gjithë institucionet deri tek kryeministri Rama për ketë situate por nuk ka marre asnje përgjigje. Pak ditë më pare, ai thotë se shefi i policisë e ka kërcënuar.
“Përshëndetje të gjithëve. Unë jam sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës.
Unë në datën 11 rreth orës 12:00 kisha një takim me kryetarin e Bashkisë dhe punonjës të njësisë administrative Demal. Kur përfundova, rrugën ma kishte zënë shefi i komisariatit të Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu që më kërcënoi mua dhe dy shokët e mi. Pasi na ofendoi, më akuzoi edhe për një tender të një rruge në fshatin Vilë të njësisë administrative Demal, që unë s'kisha anjë lidhje me këtë tender. U vazhdua me ofendime dhe shkëmbyem ofendime më njëri-tjetrin. Unë i kam bërë denoncim për këtë ngjarje dhe kam një vit që e denoncoj, si për ndërtimet, si për sjelljet arrogante karshi banorëve dhe kryepleqve të fshatrave. Unë kam njoftuar të gjitha instancat e shtetit shqiptar.
Kam informuar edhe kryeministrin e Shqipërisë dhe Ministrin e Brendshëm. Po ashtu kam njoftuar edhe ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Me mbështetjen e tij zona është kanabizuar, ata që paguajnë 3-4 mijë euro për parcele nuk u është hequr parcela, ndërsa të tjerëve u është hequr.
Nga ana tjetër në muajin korrik, gjatë djegjes së kanabisit janë djegur rreth 200 hektarë pyje dhe nuk është marrë asnjë masë. Unë kam shkuar me shkresa dhe me numër protokolli dhe s'kam marrë asnjë përgjigje. Përgjigja e vetme ishte kërcënimi nga ana e komisarit të policisë. Provat i kam çuar edhe te SHKB-ja, kam komunikuar edhe me Ardi Veliun, kam shkëmbyer mesazhe në ËhatsApp me të, por asgjë nuk është bërë. Unë kërkoj që ky të shporret një orë e më parë nga komisariati dhe të ndoqet penalisht.
Unë kam 4 mandate që kam punuar në komunë dhe ky njeri nuk bashkëpunon me asnjë. Rastet e kanabisit janë pa adresë vetëm të shkosh aty do habitesh. Bardhyli këtë vit e ka realizuar 150 % të prodhimit”, u shpreh Zhuri.
-
Konfirmohet në detyrë prokurori i Tiranës, Erjon Imeraj
14 Tetor, 10:10 -
-
Po ndodh...
ide
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Ti vetëm ik!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


