Avokati plas bombën: Te Posta e Durrësit janë vjedhur 2.5 miliardë lekë jo 69 milionë

Avokati i Feta Mataj, burrit të ish-drejtoreshë së Postës në Durrës ka hedhur poshtë denoncimin e bërë nga punonjëset e Filialit të postës se 44 vjeçari u vendoste atyre gjoba.
Në fjalën e mbajtur për mediat, pas mbylljes së seancës së sotme, kur gjyqtarët e Durrësit vendosën që Mataj të lihet në burg deri në përfundimin e hetimeve, avokati Ilia Ilia hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj klientit të tij. Ndërsa ngriti dyshimet duke thënë se shuma e vjedhur në postë është rreth 2.5 miliardë lekë dhe jo 69 milionë, siç është deklaruar deri më tani.
“Deklarimet e administruara, të marra pas 6 muajsh, që pretendohet fakti, nuk provohen as dhuna fizike, ose psiqike. Nuk prodhohet as përvetësimi i pasurisë, që është kushti bazë për të pasur vjedhje. Bëhet fjalë që janë shtrënguar 5-6 individë, të cilët thonë unë kam dëgjuar. Vetëm një dëshmitare Trëndelina Oxhaku, ka pretenduar se i është kërkuar nga Feta Mataj t’i dorëzojë 330 mijë lekë të vjetra.”, tha avokati Ilia Ilia.
Më tej, avokati ngriti dyshime me deklaratën e tij duke thënë se e vërteta e vjedhjes së miliona lekëve të Postës po fshihet nga disa persona që sipas tij kanë manipuluar financën e postës.
“Ky enturazh politik, që ka drejtuar financën e postës është i interesuar që mos të dalë e vërteta. Në momentin që ky enturazh, që ka manipuluar financën e postës së Durrësit u vu në dijeni të faktit, që Elisabeta Mataj u zgjodh drejtoreshë jashtë interesit të grupit filloi luftën kundër saj me një denoncim anonim”.
Më tej, Ilia pretendon se shuma e vjedhur në postë është shumë më e madhe sesa 69 milionë lekë.
“Kemi të bëjmë me një vjedhje monstruoze. Prej vitesh, ky grup e ka mbajtur peng Postën e Durrësit duke u sjellë si pronar me financat e saj. Deri tani, gropa financiare e vjedhjes së pasurisë publike ka shkuar rreth 2.5 mld lekë nga 690 milionë të pretenduara”.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
