80% e gjermanëve të pakënaqur me qeverinë e Scholz, problemi emigrantët

Dy të tretat e gjermanëve janë të pakënaqur me politikën në nivel të BE-së dhe rreth 79 për qind e tyre janë të pakënaqur me qeverinë e kancelarit Olaf Scholz, sipas një sondazhi të Deutschlandtrend të publikuar sot.
Shumica e kritikëve të BE-së janë mes votuesve të Alternativës së djathtë për Gjermaninë (AfD) dhe partisë së re të krahut të majtë Saez Sara Ëagenknecht.
41 për qind e gjermanëve theksuan si problemin më të madh çështjen e imigrimit, azilit dhe integrimit të emigrantëve.
51 për qind e tyre mendojnë se zgjidhja e çështjes së migracionit do të ishin marrëveshjet me Egjiptin, Libanin dhe Tunizinë, sipas të cilave këto vende do të pengonin azilkërkuesit e mundshëm të udhëtonin në Evropë dhe në këmbim do të merrnin ndihmë financiare nga BE.
79 për qind e qytetarëve janë të pakënaqur me qeverinë, ndërsa socialdemokratët në pushtet gëzojnë mbështetjen e vetëm 15 për qind të qytetarëve (15 dhe 14 në nivel të BE-së), dhe partia e tretë e koalicionit, liberalët, 5 për qind në nivel të brendshëm ( 4 për qind në nivel evropian), që i vendos në kufirin e regjistrimit.
Demokristianët opozitarë kanë mbështetjen e 31 për qind të qytetarëve (30 për qind në zgjedhjet evropiane), transmeton Deutsche Welle.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



