A do të shënohet sot fundi i luftimeve në Ukrainë? Zbulohet axhenda e takimeve në Uashington

18 Gushti mund të jetë simbolikisht edhe dita e fundit e luftës Rusi-Ukrainë, teksa pritet që një takim i nivelit të lartë mes presidentit amerikan Donald Trump, atij ukrainas Volodymyyr Zelensky dhe disa liderëve evropianë të mbahet në Uashington.
Ky takim do të pasojë samitin e fundit mes Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, të mbajtur në Alaska të premten e kaluar.
Pritet që gjatë diskutimeve të flitet për atë që ndodhi mes Trump dhe Putin dhe kushtet e kërkuara për vendosjen e armëpushimit në Ukrainë dhe rrugën drejt paqes.
Çfarë do të ndodhë sot në Shtëpinë e Bardhë, Uashington DC:
18:00 (ora lokale e Tiranës) – Liderët europianë duhet të jenë në Hyrjen Jugore të Shtëpisë së Bardhë.
19:00 – 19:15 – Presidenti Trump dhe Presidenti Zelensky do të përshëndesin njëri-tjetrin dhe do të drejtohen drejt Zyrës Ovale për takimin.
20:15 – 20:30 – Presidenti Trump do të përshëndetet me liderët europianë në Dhomën e Darkave Shtetërore. Më pas, në holl do të zhvillohet fotoja zyrtare.
21:00 – Presidenti Trump, liderët europianë dhe Presidenti Zelensky do të nisin takimin në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
