Amir Rrahmani merr komplimente në faqen zyrtare të Serie A, quhet ‘Profesori’
28 Mars 2025, 20:03 / BOTA

Amir Rrahmani po e krenon Shqipërinë dhe Kosovën në kampionatin italian.
Ai është lojtari që ka bërë më shumë pasime të sakta deri tani këtë sezon në Serie A.
Kapiteni i “Dardanëve” ka marrë një kompliment nga faqja zyrtare e Serie A, e cila e quan “Profesor”, duke numëruar pasimet e tij të suksesshme të këtij sezoni.
“Profesor. Amir Rrahmani është lojtari me pasimet më të suksesshme në këtë sezon të Serie A”, shkruhet në postimin që ka marrë mijëra reagime.
Mbrojtësi deri tani ka kryer 1889 pasime, duke lënë pas emra të njohur si Ndicka i Romës (1848 pasime) dhe Bastoni i Interit (1619 pasime).
Pas tyre renditen dyshja e Juventusit, Pierre Kalulu dhe Manuel Locatelli, të cilët kanë respektivisht 1599 dhe 1577 pasime.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


