Autobusi me nxënës bie në humnerë, të paktën 10 të vdekur dhe 20 të plagosur

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur pasi një autobus që transportonte nxënës të një shkolle të mesme ka rënë në një humnerë në një zonë rurale në veri të Kolumbisë.
Në një postim në rrjetin social X, guvernatori i rajonit Antioquia, Andrés Julián, bëri të ditur se autobusi po udhëtonte nga qyteti Tolú drejt Medellín-it, pas një ekskursioni shkollor, dhe transportonte nxënës të Liceut Antioqueño.
“Deri tani, raportohen më shumë se 10 viktima dhe 20 të plagosur”, deklaroi guvernatori Julián.
Ai shtoi se i gjithë rrjeti spitalor i rajonit është vënë në gatishmëri për të përballuar këtë situatë emergjente.
#Regiones ???????? ⚠️ Tragedia en Segovia, nordeste de Antioquia
Un bus con más de 35 ocupantes cayó a un vacío en Segovia. Hasta el momento se reportan 10 personas fallecidas.????️
???????????????? Las víctimas eran estudiantes del Liceo Antioqueño de Bello.
Las autoridades adelantan labores de… pic.twitter.com/Y70rexBTqE
— Radio Nacional CO (@RadNalCo) December 14, 2025
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
