
Bandat në Haiti sulmojnë burgun në qytetin Mireabalais, lirojnë 500 të burgosur

Bandat në Haiti kanë sulmuar qytetin Mirebalais të hënën dhe kanë liruar nga burgu rreth 500 të burgosur, transmeton “BBC”.
Një zëdhënës i Policisë së Haitit ka thënë se janë dërguar forca shtesë në qytetin që gjendet rreth 50 kilometra në verilindje të kryeqendrës Port-au-Prince.
Policia thotë se ka rimarrë kontrollin e Mirebalaisit, por në mediat lokale raportohet se ende nuk janë kapur të burgosurit që janë liruar.
Bandat e armatosura janë nën kontroll të gati gjithë kryeqendrës, por së fundi po shënjestrojnë edhe qytetet tjera.
Persona të armatosur kanë djegur ndërtesa dhe po ashtu vetura, ndërsa kanë sulmuar edhe një stacion policor e gjithashtu një burg, ku po mbaheshin rreth 500 të burgosur.
Raportohet se sulmuesit ishin të dy bandave – “400 Mawoso” dhe “Taliban” – që formojnë pjesë të koalicionit të bandave Viv Ansam dhe kontrollojnë pjesën veriore të Port-au-Prince.

Tallja e Ramës me integrimin në BE
ide

“Kush flet më për Lulzim Bashën?!”

Basha surpriza e kësaj fushate!

Rama përball Starmer/ Dy Kryeministra, dy botë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128