BE-ja ndal qindra miliona euro nga fondet e destinuara për Hungarinë, ja arsyeja

18 Shtator 2024, 17:31 / BOTA ALFA PRESS

BE-ja ndal qindra miliona euro nga fondet e destinuara për Hungarinë,

Bashkimi Evropian filloi të mërkurën procesin e kthimit të qindra miliona eurove nga fondet e destinuara për të shkuar në Hungari, pasi qeveria e saj anti-migrante refuzoi të paguante një gjobë të madhe për shkeljen e rregullave të azilit.

Në qershor, gjykata më e lartë e BE-së urdhëroi Hungarinë të paguajë 200 milionë euro për privimin e vazhdueshëm të emigrantëve nga e drejta e tyre për të aplikuar për azil.

E po ashtu e ngarkoi me gjobë shtesë prej një milion eurosh për çdo ditë deri në shlyerjen e detyrimit. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari ka thënë në një konferencë për shtyp të mërkurën se tani BE-ja do të zbresë 200 milionë euro nga pagesat e ardhshme nga buxheti i BE-së për Hungarinë.

Ai e ka quajtur këtë si procedurë kompensimi, duke u marrë paratë nga fondet e përbashkëta që përndryshe do të duhej të shkonin në Budapest.

Ujvari tha se Komisioni ka dërguar edhe kërkesën e parë për pagesën e gjobave ditore që arrin në gati 100 milionë euro.