Biri i mafiozit italian që ‘hoqi dorë nga krimi’ e kandidoi në politikë, arrestohet për gjobëvënie në Napoli

28 vjeçari Antonio Piccirillo në 2019 kishte shkelur “kodin e heshtjes” së mafias duke denoncuar veprime të grupit Camorra një nga më të vjetrit në Itali.
Arrestimi tij ngre tashmë dyshime nëse fushata e tij anti-mafia ka qenë një fasadë, teksa hetuesit akuzojnë babanë e tij për gjobëvënie ndaj bizneseve të ankorimit të barkave në portin Mergellina, Napoli.
Antonio dyshohet se ka prezantuar veten si i dërguar i babait duke kërkuar mijëra euro “gjoba” nga pronarët e barkave.
Hetimet besohet se nisën pas denoncimit të Rita De Crescenzo në rrjetin TikTok – bashkëshorti i të cilës kishte marrë kërcënime dyshja babë e bir.
“Nëse shkon të ankohesh sigurohu që të shënojnë që jemi dy që duam të të vrasim, unë dhe babai im”, raportohet se Antonio u kishte thënë atyre, sipas Daily Mail.
Rosario, një nga krerët e grupit ‘Torretta Camorra’, është burgosur herën e fundit për zhvatje dhe para me fajde në 2022.
Në atë kohë Antonio deklaroi distancimin nga i ati, pasi u plagos nga një plumb qorr në 2019.
Pas incidentit ai mbajti një protestë anti-mafia ku mes të tjerash u thoshte turmave: “Unë jam Antonio Piccirillo. I biri i Rosario Piccirillo, i cili ka bërë shumë gabime duke punuar për Camorra-n.”
“Duaji gjithmonë prindërit e tu por distancohu nga stili i tyre i jetesës, sepse nuk të çon askund dhe shkakton vetëm vuajtje”, shtonte ai.
Ndërsa në vitin 2021, Piccirillo kandidoi për këshillin bashkiak por mori vetëm disa qindra vota.
Tashmë 28-vjecari e gjen veten sërish të akuzuar për bashkëpunim me mafian.
Në fillim të vitit vrasësit e Camorra qëlluan për vdekje një inxhinier në Napoli i cili kishte ekspozuar lidhjet e mafias me biznesin e ndërtimit ne qytet.
Viktima Salvatore Coppola, më parë kishte qenë i afërt me klanin Mazzarella që dikur kontrollonte ndërtimin dhe politikën në Napoli. Policia thotë se ai u vra për shkelje të kodit të heshtjes të njohur në vend si “codice d’omerta”.
-
Përmbytjet në Spanjë, numri i viktimave arrin në 140 persona
31 Tetor, 16:36
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

