Dha dorëheqjen pasi iu zbuluan lidhje financiare me Epstein, Policia “bastis” shtëpitë e ish-ministrit në Britani (DETAJE)

Pas publikimit të dokumenteve të reja nga dosja “Epstein” të cilat nxorrën në pah miqësinë e Peter Mandelson (ish-ministrit britanik) me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein, mëngjesin e sotëm polciia ka vijuar me kontrolle në shtëpitë e dy ish-politkanëve.
Mediat lokale raportojnë se po ushtrohen kontrolle në dy nga shtëpitë e Mandelson për të zbuluar nëse ky i fundit ka shpërhndarë informacione qeveritare sekrete me Jeffrey Epstein.
Nga ana tjetër, policia ka njoftuar se Mandelson nuk është vënë në pranga por hetimet ndaj tij në lidhje me dosjen “Epstein” po vijojnë.
Kujtojmë se ditën e djeshme në mediat bër bujë dorëheqja e Lord Mandelson nga anëtarësia në Partinë Laburiste britanike, i cili deklaroi se nuk dëshiron të shkaktojë “turpërim të mëtejshëm” për partinë, pas zbulimeve të reja mbi lidhjet e tij me financierin amerikan Jeffrey Epstein.
Ai është përmendur në dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, në të cialt thuhej se Epstein ka kryer tre pagesa prej 25 mijë dollarësh ndaj Mandelson në vitet 2003–2004. Mirëpo nga ky i fudnit janë mohuar këto pretendime.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128