
Dodik kalon sërish kufirin dhe shkon në Beograd/ Jep intervistë në një kanal të regjimit pro-Vuçiç

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ndodhet sot në Beograd, që do të thotë se ai përsëri ka kaluar kufirin shtetëror, megjithëse ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti në mes të muajit mars.
Dodik në mëngjes ishte i ftuar në televizionin e regjimit Informer TV, së bashku me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vulin.
Kur u pyet nga drejtuesi i televizionit, Dragan J. Vuçiçeviç, se sa njerëz parashikon të jenë sot në Beograd, ai tha se është e vështirë të vlerësoj, por shumë njerëz janë nga RS-ja.
Sipas tij mund të të jenë qindra mijëra vetë dhe kjo nuk ka të bëjë me Vuçiç, por është është çështje e popullit serb.
Më vonë, gjatë bisedës me Vulinin, ai deklaroi se Bosnja dhe Hercegovina ka synime të këqija për serbët. Ndryshe, mbështetësit e pushtetit në Serbi kanë nisur tubimin “Ne nuk heqim dorë nga Serbia” që është thirrur nga presidenti serb, Vuçiç.
Tubimi treditor në Beograd nisi në kulmin e protestave studentore që po mbahen tash e disa muaj në Serbi.
Përveç Vuçiç, në tubim ishin të pranishëm edhe kryeministri në largim, Millosh Vuçeviç, dhe ministri në largim i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç dhe figura të tjera politike.

Pazari Rama-Berisha, përballë Lulzim Bashës!
ide

Asnjëherë nuk ka qenë turp të thuash "jam nga Bathorja"!


Bonusi opozitar "Berisha" për Edi Ramën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128